Të shtëna me armë zjarri nga vetura në drejtim të një personi në Prishtinë NULL NULL 01.08.2024 10:49 01.08.2024 10:49 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur nga një veturë, është shtënë me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nga persona të panjohur nga një veturë, është shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.