Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, i dyshuari shoqërohet në polici

NULL NULL
16.04.2025 08:39

Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Vushtrri.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me një pistoletë dyshohet të ketë shtënë në ajër, transmeton Klankosova.tv.

Personi në fjalë, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj të tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës””, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Arma e cila u gjet në veturën e të dyshuarit është konfiskuar./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme