Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Turqi, 16 persona të plagosur NULL NULL 14.04.2026 11:07 14.04.2026 11:07 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Turqi, ku një person është futur me armë zjarri në objektin e një shkolle fillore në qytetin e Urfas. Sipas mediave turke, personi i dyshuari cili ka shtënë me armë zjarri në ambientet e shkollës i përket moshës 17-18 vjeçare, ndërsa ka plagosur rreth 16 persona, transmeton Klankosova.tv Şanlıurfa Siverek’teki okul saldırısının görgü tanıkları: “17-18 yaşlarındaydı. Dış kapıdan içeri girer girmez uzun namlulu silahla ateş açmaya başladı. Önce sağa sola ateş etti, ardından da içeride önüne gelene sıktı.” (İHA) pic.twitter.com/YBXsK4minB https://t.co/ryxKugndbk — Solcu Gazete (@solcugazete60) April 14, 2026 Prezent në vendin e ngjarjes janë njësitet special të policisë turke si dhe ambulanca të cilët janë duke dhuruar ndihmën e parë. Në pamjet e publikuara nga mediat turke, shihen nxënësit cilët vrapojnë jashtë shkollës nga paniku ndërsa, raportohet se I dyshuari pas kryerjes së aktit ka bërë vetëvrasje.