Të shtëna me armë zjarri në Koplik të Shqipërisë, plagoset një 32-vjeçar NULL NULL 29.02.2024 23:36 29.02.2024 23:36 Pamje nga vendi i ngjarjes. Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në Koplik të Shqipërisë, nga ku ka mbetur i plagosur një person i moshës 32-vjeçare. Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv. “Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik”. “32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.