Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, lëndohet një person NULL NULL 18.02.2025 08:30 18.02.2025 08:30 Në Ditën e Pavarësisë, ndodhi një përleshje mes disa personave në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, rreth orës 15:11. Gjatë këtij incidenti u shkrep edhe arma e zjarrit. Si pasojë e kësaj ngjarje, u lëndua një person i cili u transportua me autoambulancë në Qendrën Emergjente, njofton Klankosova.tv Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë zëdhënësi rajonal i policisë, Kanun Veseli. “Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, deklaroi Veseli për Klankosova.tv Ai theksoi se një person i mitur është ndaluar për 24 orë./ Klankosova.tv