Të shtëna me armë nga vetura, policia gjeti 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes NULL NULL 12.08.2024 09:22 12.08.2024 09:22 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Të shtëna me armë janë raportuar në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, nga një veturë në lëvizje. Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja. Sipas raportit policor, rasti është nën hetime, njofton Klankosova.tv.