Të shtëna me armë në Shëngjin, plagosen dy persona NULL NULL 25.08.2023 07:48 25.08.2023 07:48 Foto ilustruese: Policia e Shqipërisë Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur tek “Rana e Hedhun” pranë një lokali, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Tutje, bëhet e ditur se policia po vazhdon hetimet në lidhje me këtë rast.