Të shtëna me armë në një aheng në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici NULL NULL 05.05.2025 08:20 05.05.2025 08:20 Të dielën e 4 majit, rreth orës 19:30, gjatë patrullimit në fshatin Begrac, zyrtarët policor kanë dëgjuar të shtëna armësh që vinin nga një aheng familjar. Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje. Policia bën me dije se arma është konfiskuar (pa municion), ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga njësia e hetimeve, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.