Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë në Doberllukë të Vushtrrisë

NULL NULL
08.06.2025 08:42

Policia e Kosovës u njoftua të shtunën për të shtëna me armë në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Sipas organeve të rendit, të shtëna me armë pati nga dy vetura në lëvizje, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan dy gëzhoja.

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në lëvizje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  aty kanë gjetur e konfiskuar si dëshmi materiale dy gëzhoja  cal-9×19 mm, ndërsa veturat janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme