Të pikturosh me dritën e shpirtit – historia e piktores së verbër NULL NULL 10.08.2019 18:14 10.08.2019 18:14 Për ta krijuar të bukurën ndonjëherë nuk duhen sytë. Pak shpresë e shumë imagjinatë është ajo çfarë i duhet Yllkës së verbër. Nga nevoja për të parë çfarë ka përreth, në pëlhurën e bardhë prej vijave që i ngjajnë si dallgët e jetës, ajo pasqyron atë që i shohin sytë e mendjes. Për herë të parë pikturimin e nisi në një copë kartoline, në qendër të së cilës ishte një dordolec. “Nuk e di, u kam thënë që nuk mundem të pikturoj. Nuk shoh. Më kujtohet edh kartolina e parë. Ka qenë një dordolec, e kam pikturuar disi të shtrembëruar. Dordoleci ka qenë personi me aftësi të kufizuar që mundohet të arrijë qëllimet e veta”, u shpreh ajo, shkruan Top Channel Pëlhura e saj mbulohet nga figura të thjeshta e shpesh herë të pa koordinuara, por me një kombinim kontraste ngjyrash që tregojnë anën emocionale të saj. “E verdhë dhe e gjelbër konsiston gjithmonë përshkrimi i natyrës dhe e bardha, sepse ndjehem pozitiv. E zeza, kur jam e mërzitur”. Yllkës nuk i mjaftoj kaq. Gjendjes së saj i ndihmojë tejet shumë edhe studimi i psikologjisë. “Ja arrij, nuk e lë në gjysmë të punës atë që e nis”.