Të pathënat për Marylin Monroe NULL NULL 06.08.2015 09:40 06.08.2015 09:40 Gjërat që s’i keni ditur për Marylin Monroe Marylin Monroe e kishte filluar karrierën si modele, për tu bërë më pas aktore që do të shënonte historinë për tu përmendur deri në ditët tona, e më gjatë. Ajo ishte sex simbol dhe femra që merret për model kur flitet për standarde të bukurisë. Ka disa gjëra të pathëna rreth saj, të cilat japin një përshtypje tjetër për figurën e Monroe. Ja disa nga faktet që nuk i keni ditur rreth jetës së saj: Marylin për punën që bënte paguhej shumë pak. Për filmin, “Something got to Give” që e kishte lënë në gjysmë, ajo ishte paguar vetëm 100,000 dollarë, që për dallim nga Elizabeth Taylor e cila në të njëjtën kohë kishte marrë 1 milion dollarë për Kleopatrën, ishin shumë pak. Por gjithsesi ajo kishte vdekur si milionere. Në vitin 1962 ajo ishte pushuar nga kompania Twentieth-Century Fox, pas vonesave kronike dhe mos paraqitjet në punë. Por me 1 gusht, 4 ditë para vdekjes së saj, ajo ishte ripunësuar në këtë kompani, për 1 milion dollarë. Ajo e kishte pothuajse të pamundur t’i mësonte tekstet e filmave. Marylin ishte figura kryesore në fotografinë e kopertinës së muajit në revistën Play Boy në vitin 1953. Ajo kishte pozuar për atë fotografi në vitin 1949 për 50 dollarë ndërsa, Hugh Hefner e bleu për 500 dollarë. Ajo kishte disa emra. Në certifikatën e saj të lindjes shkruhet se emri i saj ishte Norma Jeane Mortenson, ishte pagëzuar si Norma Jeane Baker, ndërsa njihej me emrat Jean Norman dhe Mona Monroe, në hotele nënshkruhej si Zelda Zonk ndërsa inicialet e saj skenike ishin Jean Adair. Ligjërisht ajo e ka ndërruar emrin në Marylin Monroe në mars të vitit 1956, kur vetëm ishte bërë yll. Marylin Monrore kishte jetuar për një vit në jetimoren e Los Angeles. Është thënë se ajo po planifikonte të rimartohej me Joe DiMaggio në kohën kur vdiq. Pasi martesa e tyre dështoi, DiMaggio kishte shkuar në terapi, kishte ndaluar së piri alkool dhe kishte filluar që të interesohej sërish për bejsbollin. Marylin ishte pronare e shumë qenve gjatë jetës së saj. I fundit ishte një Maltese, të cilin ia kishte dhuruar Frank SInatra,të cilin ajo e quajti Maf. Në moshën 16 vjeçare, para se të martohej me Joe DiMaggion dhe Arthur Miller, ajo ishte e martuar me James Dougherty. Pas ndarjes së tyre ai ishte bërë detektiv, dhe u braktis nga gruaja pasi shkonte që t’i shihte filmat e Marylin Monroe. Monroe është gruaja e dytë në botë që arriti të kishte një kompani produksioni të veten. (Mary Pickford ishte e para). Asaj i pëlqente që të ecte e zhveshur. Në mesin femrave të punësuara nëpër studio, që ishin artiste grimi, shërbëtore dhe frizere, ajo sillej e zhveshur. Shumë nga miqtë e saj besojnë se ajo është vrarë. Në mesin e të dyshuarve janë vëllezërit Keneddy, Robert dhe John. Mafiozi Sam Giancana dhe psikiatri Ralph Greenson. Ajo ishte kuzhiniere e shkëlqyer sidomos për përgatitjen e midhjeve. Kur shkrimtarët e gazetës New York Times, kishin provuar që ta shkruanin receptin e saj, kishin deklaruar se ishte tejet e komplikuar. Një raport në New York Times, thoshte se numri i vetëvrasjeve në New York ishte rritur pas vdekjes së saj, mesatarja 12 në ditë. Një person që kishte vrarë veten kishte lënë një shënim ku thuhej: “Nëse krijesa më e bukur në botë vdiq, nuk ka më arsye për të jetuar, dhe nuk do jetoj as unë”. Marrë nga Telegraph, përkthyer nga Klan Kosova.