Të paktën 30 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Kinë NULL NULL 08.02.2025 14:25 08.02.2025 14:25 Foto arkiv: Reuters Të paktën 30 persona janë raportuar të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në Kinën jugperëndimore, sipas mediave shtetërore kineze. Rrëshqitja e dheut goditi fshatin Jinping në provincën Sichuan duke varrosur 10 shtëpi dhe duke bllokuar disa banorë. Dy persona u shpëtuan. Një qendër komandimi është ngritur në vendngjarje sipas një deklarate nga byroja e menaxhimit të emergjencave të qarkut, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Presidenti i Kinës Xi Jinping ka urdhëruar një shpëtim “të gjithanshëm” të të bllokuarve. Qindra punonjës të urgjencës janë duke kërkuar për të mbijetuar, sipas një deklarate nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiqi për marrëveshjen KS-AL-HR: E kemi kuptuar mesazhin e tyre – ne do të mbrohemi 27 minuta më parë
Kosova Bulliqi: Brenda pak javësh nis puna për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike 27 minuta më parë