Të paktën 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut NULL NULL 24.04.2025 14:44 24.04.2025 14:44 Foto nga Reuters Të paktën 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut të shtunën. Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur tashmë në qytetin e Vatikanit gjatë dy ditëve të fundit për t’i bërë nderimet e tyre Papës së ndjerë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Të paktën 100 delegatë nga e gjithë bota do të marrin pjesë gjithashtu në ceremoni dhe siguria pritet të jetë e rreptë. Pjesëmarrëse në varrimin e Papa Françeskut do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.