Të paktën 25 amerikanë u vranë në Izrael, thotë Blinken NULL NULL 12.10.2023 13:58 12.10.2023 13:58 Numri i amerikanëve të vdekurve në Izrael është rritur në të paktën 25 persona, tha të enjten Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. “Në mënyrë tragjike, numri i jetëve të pafajshme të marra nga sulmet e tmerrshme të Hamasit vazhdon të rritet. Midis tyre, ne tani e dimë se të paktën 25 qytetarë amerikanë u vranë”, tha Blinken në Tel Aviv, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Të mërkurën, Departamenti i Shtetit konfirmoi vdekjen e të paktën 22 amerikanëve.