Të paktën 20 të vrarë gjatë natës në Rafah, në mesin e tyre fëmijë dhe gra NULL NULL 12.12.2023 08:34 12.12.2023 08:34 Foto nga arkiva: Rafah Të paktën 20 persona janë vrarë gjatë mbrëmjes në Rafah, ndërsa në mesin e tyre janë shtatë fëmijë dhe të paktën pesë gra. Ekziston shqetësimi se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja pasi goditjet dëmtuan rëndë shtëpitë përreth, me disa që u shembën pas disa orësh. Ishte një natë e përgjakshme për banorët e Rafahut, dhe për një milion palestinezët që janë shtyrë në këtë qytet jugor pasi sulmet ajrore izraelite të shumta dhe masive shkatërruan tre shtëpi në një lagje shumë të populluar. Nuk janë vetëm vendasit që jetojnë atje, por edhe ata që janë zhvendosur dhe evakuuar që nga fillimi i luftës, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Me pak pajisje dhe makineri, përpjekjet e shpëtimit janë të vështira. Njerëzit po përdorin duart për të hequr rrënojat dhe për të shpëtuar të bllokuarit.