Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të paktën 15 persona janë ende gjallë nën rrënojat e rrokaqiellit të Bangkok

NULL NULL
29.03.2025 11:22

Të paktën 15 njerëz mendohet se janë ende gjallë dhe të bllokuar nën rrënojat e një rrokaqiell në Bangkok që u shemb pas një tërmeti masiv që goditi Mianmarin dhe Tajlandën.

Ekipet e shpëtimit thonë se kanë zbuluar shenja jete dhe kanë komunikuar me disa të mbijetuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv 

Dhjetëra punëtorë ndërtimi mbeten të zhdukur në vend, ndërsa përpjekja e shpëtimit po vazhdojnë edhe në ditën e dytë.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ndodhi të premten pasdite me orën lokale, duke vrarë qindra në epiqendrën afër Mandalay, Myanmar. Lëvizjet e fuqishme u ndien qindra milje larg në kryeqytetin tajlandez, si dhe në Kinë dhe Indi. / Klankosova.tv 

lajme të ngjashme