Të paktën 11 të vdekur nga orteku në Pakistan NULL NULL 28.05.2023 00:06 28.05.2023 00:06 Të paktën 11 persona janë vrarë pasi një ortek goditi anëtarët e një fisi nomad teksa kalonin një zonë malore në veri të Pakistanit, ka thënë agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit. “Incidente të tilla po rriten në Pakistan për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike”, tha kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif në një deklaratë të shtunën. Pakistani, i cili vitet e fundit është përballur me shira rekord të musonit dhe shkrirjen e akullnajave në malet veriore, është ndër 10 vendet e para në rrezik nga fatkeqësitë natyrore për shkak të rritjes së temperaturave, shkruan Aljazeera, përcjell Klankosova.tv Sharif i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përmbushë përgjegjësinë e tij për të shpëtuar vendet në zhvillim që përballen me sfidat ekonomike nga efektet negative të ndryshimeve klimatike. Oficeri i lartë i policisë Ziarat Ali tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se katër gra dhe një djalë katër vjeçar ishin mes të vdekurve. Nomadët po merrnin kopetë e tyre të dhive në këmbë nga zona e Kelit të Azad Kashmirit në Astore, kur u kapën nga orteku i borës në orët e hershme të mëngjesit, tha Ali. Incidenti ndodhi pranë kalimit Shounter që lidh rajonin Gilgit-Baltistan me Kashmirin e administruar nga Pakistani. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Pretendimet e Vuçeviqit: Po të urdhëronte Vuçiqi do të hynim në Kosovë, por do ta informonim KFOR-in 24 minuta më parë