Të miturit që vranë Lulzim Fejzullahun, me dënim të njëjtë edhe në rigjykim NULL NULL 31.07.2024 09:56 31.07.2024 09:56 Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim në rastin e vrasjes së 18 vjeçarit në Podujevë, të miturin e parë e ka dënuar me 10 vjet burgim kurse të miturin e dytë, me 9 vjet. Aktgjykimin ndaj dy të miturve për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut, e shpalli mëngjesin e sotëm, gjyqtari Adnan Isufi. Ndryshe, në gjykimin e parë më 23 maj 2024 mbi këtë rast, ishte shpallur aktgjykim dënues i ngjashëm me sot, ndaj dy të miturve. I mituri i parë ishte dënuar më 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë me 9 vjet. Megjithatë, Gjykata e Apelit më 17 korrik 2024 e kishte kthyer rastin në rigjykim. Kujtojmë se përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar. Ndërsa më 20 janar 2024, 18-vjeçari, kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas ricilësuar në “Vrasje e rëndë”.