Të mirat nga lajthia NULL NULL 20.05.2015 09:55 20.05.2015 09:55 Lajthia është zakonisht një shkurre gjetherënëse që arrin 3-8m lartësi, por mund të arrijë edhe 15m. Rritet veçmas ose e përzierë me shkurre si shkoza, mëlleza, molla e egër (dyvjaka), thana etj. Bima parapëlqen shpatet e drejtuara nga veriu ose verilindja që nuk rrihen nga dielli. Lajthia është e këndshme dhe e ushqyeshme, përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme. Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme. Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP, etj. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe u rekomandohen atyre me shëndet të dobësuar, anemikëve, si dhe për gratë shtatzëna. Nuk këshillohet përdorimi i lajthive te ata që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Ushtrimet e përditshme që ndihmojnë në uljen e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru 30/09/2023