Të jeni të lumtur NULL NULL 29.06.2015 08:34 29.06.2015 08:34 Ja disa sekrete të cilat mund të ju ndihmojnë që të jeni të lumtur dhe të jeni pjesë e njerëzve që e jetojnë jetën të lumtur. Të duash do të thotë të pranosh. Të duash vetveten tuaj do të thotë që ta pranosh që ju nuk jeni perfekt, por prapa jo perfeksionizmit duhet të qëndroj një guxim i furishem që do të ju mundësoj të zbuloni rrugë të ndryshme se si ta përmisoni jetën tuaj dhe të këndelleni pas gabimeve tuaja. Të jesh i/e lumtur do të thotë edhe kënaqesi. Kur jeni të lumtur me punën qe keni, mënyren se si dukeni, me familjen tuaj, me shoqërinë tuaj, vendi në të cilin jetoni , veturen që ju e posedoni dhe të gjitha ato gjëra të cilat ju i posedoni ju mund ta kuptoni përgjigjijen e pyetjes Si të jeni i/e lumtur? Kur zbulojmë një fillim të ri, ai fillim mund të na dergoj gradualisht diku tjetër ose për të bërë diqka tjetër. Mirpo nëse vazhdoni t’i përgjigjeni jetës se ajo nuk ka bërë asgjë të mirë për ju atëhere ju kurrë nuk do të mund ta gjeni lumturin. Është e vertëtë që jeta është të gjeturit gabimet dhe të mirat, të provuarit dhe të rënit, të fituarit dhe të humburit. Çdo herë kur bëni përpjekje në mënyrë që ta rregulloni jetën tuaj, qoftë ajo të pastroni dhomen tuaj, të përkujdeseni për dikë të sëmurë, duke rënë nga ndonjë provim dhe provoni përseri, jeta do të ju japë notë të merituar duke i llogaritur të gjitha këto. Çdo herë që beni një hap para ju do të fitoni pikë më shumë. Të jesh i lumtur nuk do të thotë të ngasësh veturen më të shtrenjtë, ose të shpalleni punëtori më i mirë i muajit etj. Por si mund të jemi të lumtur? Të gjithë kanë definicionin e tyre se si mund të jeni të lumtur, p.sh: një shkrimtar mund të jetë publikimi i një libri. Është shumë e thjeshtë lumturia nuk është të kesh të gjitha gjërat e bukura në jetë, lumturia është ajo kur ju bëni diqka dhe bëni të pamundurën që të arrini suksesin tuaj.