Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Fushë Kosovës NULL NULL 17.01.2026 12:33 17.01.2026 12:33 Të hënën, më 19 janar, pritet të fillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës. Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi të kësaj komune në Facebook, transmeton Klankosova.tv “Pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet, si dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për fillimin normal të procesit mësimor”. Drejtoria për Arsim ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. “Nxënës të dashur, ju urojmë mbarësi në mësime, ndërsa mësimdhënësve u shprehim mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.