Të gjelbër drejt Evropës NULL NULL 08.05.2015 10:03 08.05.2015 10:03 Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën"në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe organizatën “Green Art Center” do të festojnë Ditën e Evropës duke pastruar dhe gjelbëruar Prishtinën. Në kuadër të manifestimit të kësaj dite, organizohet një aksion për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave në “Rrugën B” në Prishtinë. Bëhet e ditur se këtij aksioni do t`i bashkohet me makinerinë e saj edhe Ndërmarrja Ndërtimore “SH.P.K Rexha” nga Prishtina. Përpos pastrimit të deponive në këtë lagje, Ndërmarrja Publike Komunale “Hortikultura së bashku me vullnetarët nga organizatat pjesëmarrëse do të bëjë mbjelljen e drunjve dekorativ dhe barit. Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” iu ka bërë thirrje poashtu të gjithë banorëve të lagjes Kodra e Diellit që të bëhen pjesë e këtij aksioni që nis më 9 maj në orën 10:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutuan veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës 30/09/2023