Të flesh me peshkaqenët (FOTO) NULL NULL 30.03.2016 22:20 30.03.2016 22:20 Vetëm disa fitues fatlumë të një konkursi, janë vlerësuar me një çmim special, ata kanë patur mundësinë e kalimit të mbrëmjes në një dhomës prej xhami, rrethuar nga një tufë peshkaqenësh, në një event organizuar nga Akuariumi i Parisit dhe uebsajti në internet “Airbnb”. Pjesëmarrësit hynë në konkurs duke postuar foto dhe informacione në faqen zyrtare të këtij uebsajti, duke shkruar diçka për vehten dhe jetën e tyre, mes tyre edhe arsyen përse duhet të zgjidhen për këtë konkurs dhe mundësinë për të fjetur një natë rrethuar nga peshkaqenët. Faza tjetër e konkursit do të realizohet më 3 prill. Pas përzgjedhjes, disa fitues do të udhëtojnë drejt Parisit më 3 prill dhe fituesit do të qëndrojnë në këtë dhomë luksozë për të përjetuar një eksperiencë të re dhe emocionuese në 11, 12 dhe 13 prill. “Gjatë këtyre mbrëmjeve, fituesit do të kenë mundësinë të bëjnë edhe një tur privat në akuarium nga notari Frederic Buyle, sikurse shoqëruar edhe nga një biolog. Ideja është që ata ti shpjegojnë fituesve jetën e peshkaqenëve, mënyrën sesi ato jetojnë dhe sjelljet e tyre. Fituesit do të kenë mundësinë edhe të ushqejnë peshkaqenët bebe dhe më pas të darkojnë rrethuar nga peshkaqenët. Në fund, ata do të akomodohen në dhomën e xhamit, ku do të flenë, nëse do të munden të flenë, rrethuar nga 35 peshkaqenë të mëdhenj të 6 llojeve të ndryshme”, tha drejtorja ekzekutive e uebsajtit që organizoi konkursin, Anne-Sophie Frenove. Sigurisht që pjesëmarrësit duhet të plotësojnë disa kushte si pesha, mosha dhe do ti nënshtrohen disa analizave mjekësore, përpara se të bëhen pjesë e kësaj eksperience. Dy do të jenë fituesit. Ata duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të dy bashkë të peshojën deri në 190 kg. Të dy duhet të dinë not në mënyrë që të mund të bëjnë turin në akuarium dhe më pas të ngjiten në dhomë. Për këtë strukturë xhami kanë punuar një ekip arkitektësh për më shumë se 2 muaj dhe ajo është rezistente ndaj 3 milionë litra ujë, dhe është testuar më parë në ujërat e Mesdheut. Fillimisht arkitektët, nga një kompani me bazë në Marsejë në jug të Francës, e specializuar në marinë dhe projekte nëntokësore, thanë se krijimi i një strukture të tillë ishte e pamundur. Edhe pas përfundimit të këtij konkursi, kjo strukturë do të vazhdojë të qëndrojë aty edhe për të ardhmen. Për drejtorin e akuariumit në Paris, Alexis Powilewicz, tha se kjo eksperiencë e re dhe unike, do të shërbejë njëkohësisht për të kryer një sërë kërkimesh rreth peshkaqenëve. “Falë kësaj strukture kaq thellë në ujë, ne mund të bëjmë kërkime të ndryshme e të mësojmë gjëra që nuk i dimë. Sa do të mund të resistojnë ata që do të rrinë aty? Pak minuta, pak orë? Si do të sillen peshkaqenët? Kjo strukturë në mes të akuraiumit, ofron mundësinë për specialistët tanë që të studiojnë natyrën e tyre. Ka 35 peshkaqenë aty, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Është e pamundur ti studiosh të gjithë” tha ai. Drejtuesi i këtij eventi, mikëpritësi,do të jetë zhytësi belg dhe fotografi njëkohësisht, që ka vendosur një rekord botëror, Fred Buyle. Ai është një adhurues i peshkaqenëve, ka notuar krah tyre që kur ka qënë 13 vjec. Buyle zhytet dhe noton përqark peshkaqenëve, në harmoni të plotë dhe pa frikë nga ato që i konsideron miqtë e tij. Për Buyle, evente të tilla si ky përfaqësojnë një mundësi unike. Fred do të kalojë pak kohë me dy finalistët dhe do ti mësojë atyre shumë rreth peshkaqenëve, species së tyre dhe do ti mësojë sesi të flenë të qetë pavarësisht se janë të rrethuar nga peshkaqenët, shkruan Oranews. “Peshkaqenët janë kafshë që dukshëm janë shumë të keqkuptuar. Prej dekadash ekziston ideja dhe perceptimi se peshkaqenët hanë gjithçka shohin, zhytësit, varkat e madje edhe helikopterët. Unë notoj bashkë me peshkaqenët që kur kam qënë 13-14 vjec, asnjëherë nuk kam patur probleme. Kështu që kur zhytesh me to, e kupton se cfarë kafshësh janë, ato nuk kanë absolutisht asnjë interes për ne. Ne nuk jemi në menunë e tyre. Ndaj ka shumë interpretime të këqija rreth tyre, sjelljes së tyre por është e rëndësishme që ne të shpenzojmë kohë me ta në ujë dhe gjithçka ka për të shkuar mirë deri në fund” tha ai. Ai shpreson që falë kësaj eksperience, të mund të ndryshojë opinionin publik rreth peshkaqenëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 22/06/2025