Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të enjten betohen tre kryetarët e komunave veriore (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 23.05.2023 20:34

Të martën e pati ditën më të ngarkuar të muajit.

Megjithatë, Izmir Zeqiri u kthye në shtëpi me një gajle më pak.

Arriti ta konfirmojë që zyrtarisht do të betohet si kryetar i Zubin Potokut, të enjten e 25 majit – ndonëse jo në vendin dhe orën që deshi, njofton KlanKosova.

Ani se tash janë të një goje, më parë nga Partia Demokratike e Kosovës u ankuan se Ministria e Pushtetit Lokal po i neglizhon dy kryetarët e tyre, Zubin Potokut e Zveçanit.

Kjo sipas tyre edhe i detyroi që seanca për betim të thirret nga asambleistet më të vjetër, pasi kaluan afatet ligjore për propozimet e tyre.

Në kërkesën e re u përfillën sugjerimet i MAP-së që ceremonia e betimit të mos mbahet në asnjërën ndërtesë të komunës.

Kolegët e Zeqirit, nuk deshtën të flasin për televizionin para se të betohen. Megjithatë konfirmuan që të enjten pritet të bëhen zyrtarisht prirës komunal.

Ilir Peci si Kryetar i Zveçanit do të betohet në zyrën komunale në Boletin, e Lulzim Hetemi në Bistricë nga ora 13:00.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

lajme të ngjashme