Na ndiqni në:

Get it on Google Play Download on the App Store

Të dielën rifillojnë bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

NULL NULL
16.03.2024 16:57
David Barnea, kreu i Mossad-it izraelit merr pjesë në një ceremoni të gardës së nderit për shefin e ardhshëm ushtarak të Izraelit Herzi Halevi në Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv, Izrael, 16 janar 2023. Foto: Reuters

Shefi i Inteligjencës izraelite, pritet të udhëheqë bisedimet e armëpushimit me ndërmjetësit, të cilat rifillojnë në Katar këtë të diel, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një propozimi të ri nga Hamasi, tha një burim pranë bisedimeve për Reuters.

Bisedimet midis kreut të Mossad – David Barnea, kryeministrit të Katarit – Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, dhe zyrtarëve egjiptianë do të fokusohen në zbrazëtirat e mbetura midis Izraelit dhe Hamasit, përfshirë lirimin e të burgosurve dhe ndihmën humanitare, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli kishte thënë të premten se do të dërgonte një delegacion në Doha, por nuk shpjegoi se kur do ta bënte këtë ose kush do të merrte pjesë. Kryeministri Benjamin Netanyahu pritej të mblidhte kabinetin e sigurisë përpara bisedimeve.

lajme të ngjashme