Të dashurit të gruas ia pren penisin me darë NULL NULL 07.07.2016 09:32 07.07.2016 09:32 Një burrë japonez është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim pasi që ia preu penisin një avokati që kishte aferë me gruan e tij. Ish boksieri, Ikki Kotsugai, ka pranuar në gjykatë se organin gjenital ia kishte prerë me një palë darë. 25 vjeçari kishte filluar ta rrihte avokatin 42 vjeçar në zyrën e tij derisa e kishte lënë pa ndjenja dhe më pas ia kishte prerë penisin. Gruaja e tij ishte e punësuar në atë firmë juridike dhe policisë i ka thënë që ishte e detyruar që të kryer marrëdhënie seksuale me avokatin. mirëpo më vonë është kuptuar që lidhja e tyre ishte me pajtimin e të dyve.