“Të braktisur nga gjaku, të gjetur nga zemra”, sonte në MAT (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 10:00 18.06.2025 10:00 Fëmijë të braktisur - MAT - Klan Kosova Fëmijët e braktisur nga prindërit, janë në fokus të edicionit më të ri të emisionit dokumentar, MAT. Një çështje që trajtohet ekskluzivisht këtë të mërkurë nga ora 22:00, është se si fëmijët e SOS-fshatit ende nuk mund t’i marrin shtesat mujore të qeverisë. Cili është numri i fëmijëve pa përkujdes prindëror? Për ç’arsye kosovarët heqin dorë nga bijat e bijtë e tyre? A lihen më shpesh nga prindërit djemtë apo vajzat e sa të shpeshta janë rastet e bashkimit me familjet biologjike? Si SOS fshati përcolli nuse vite më parë? Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera u gjeni përgjigje në dokumentarin, “Të braktisur nga gjaku, të gjetur nga zemra”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.