Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Taylor Hill qau kur u detyrua t’i “fshijë” vetullat në një shfaqje mode

NULL NULL
08.01.2019 22:30

Vetullat e modeles Taylor Hill janë karakteristika e saj, prandaj është e kuptueshme që ajo t’i mbrojë ato.

Por kur modelja 22 vjeçare hyri në industrinë e modës u detyrua t’i fshehë vetullat e saj për një paraqitje në shfaqjen e modës Alexander McQueen, por që këtë s’e pranoi mirë, njofton Klan Kosova.

“Isha 18 vjeç dhe ishte java ime e parë e modës në Londër. Vetullat e mia janë gjëja ime që më karakterizon”, tha Hill për Glamour.

“Po qaja, duke thënë se nuk mund ta bëja. Dhe pastaj artisti legjendar i kozmetikës, Pat McGrath më vështron mua dhe më thotë: E dashur është McQueen. Kështu që pranova të dilja pa vetulla”.

lajme të ngjashme