Taulant Xhaka asiston në fitoren e Baselit kundër Fiorentinës NULL NULL 12.05.2023 00:41 12.05.2023 00:41 Taulant Xhaka, është bërë protagonist në fitoren e Baselit prej 1:2 kundër Fiorentinës në gjysmëfinalen e parë Europa Conference League. Ai asistoi në golin e barazimit që e realizoi Andy Diouf, në minutin e 71-të. Por, së pari ekipi zviceran ishte në disavantazh. Golin e epërsisë për “Violat” e realizoi Anthony Cabral. E derisa Baseli fitoren e arriti me Zeki Amdounin, i cili shënoi në minutin e 93-të. Kështu skuadra e futbollstit shqiptar, Taulant Xhaka, bën një hap goxha të madh drejt arritjes së finales. Ndërkaq në ndeshjen tjetër, West Ham e ka mposhtur Az Alkmaarin, me rezultat 2:1/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS