Taulant Kelmendi, ‘kampioni’ i ri i VV-së për minus vota NULL NULL 29.01.2026 17:48 29.01.2026 17:48 Pak dyshime për manipulim v0tash zbuluan skandalin e madh, në gjithë Kosovën. Keqpërdorimet në secilën komunë rezultuan me aksione policore dhe dhjetëra të arrestuar – ndërsa hetimet po vazhdojnë. Procesi i rinumërimit ka kaluar 91 përqindëshin në nivel vendi, teksa vota po hiqen e po shtohen te një numër i madh kandidatësh. ‘Kampioni’ i ri i Lëvizjes Vetëvendosje që aktualisht ka më së shumti vota minus është Taulant Kelmendi, ish kandidati për kryetar të Pejës. Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, ai ka humbur plot 922 vota.