Tasholli: Kurti politikëbërjen e përjeton si pazar, tuxharllëk dhe numër (VIDEO) NULL NULL 22.10.2025 22:07 22.10.2025 22:07 Ismail Tasholli sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, politikëbërjen e përjeton si pazar, tuxharllëk dhe numër. Ai u shpreh se Kurti tash e disa kohë po e mban brenda etheve elektorale mënyrën e qeverisjes së tij. “Ma kanë rritur pazarin” atë që e thotë në Londër kryeministri, e tregon botëbesimin e tij në raport me politikëbërjen, e përjeton si pazar, e përjeton si tuxharllëk dhe e përjeton si numër”. “Tash e një kohë, ky pushtet është në pauzë, nuk është duke qeverisur Kosova, kryeministri po e mban tash e sa muaj brenda etheve elektorale komplet mënyrën e qeverisjes së tij dhe është shumë shqetësuese mënyra se si mundohet ta rehabilitojë pauzimin e tij institucional”, u shpreh tutje Tasholli./Klankosova.tv