Tasholli: Kemi pasur fëmijëri të shtypur (VIDEO) NULL NULL 16.02.2026 18:47 16.02.2026 18:47 Përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër” Ismail Tasholli, ka folur në emisionin “DPT te Fidani” lidhur me protestën që do të mbahet nesër në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Tasholli kujtoi edhe rezistencën e popullit në të kaluarën kundër regjimit serb. Konkretisht, ai foli rreth protestës së studentëve të 1 Tetorit 97-të, ku si i vogël kishte marrë pjesë edhe vet. Sipas tij, ai dhe bashkëmoshatarët e tij kanë pasur fëmijëri të shtypur. “Edhe tash qiky bashkëbisedimi si fëmijë që e ki me prindërit, a ka luftuar dikush a? a duhet me luftu dikush a? Ato pyetjet e rënda e të mëdha se e sheh që atë edukimin brenda familjes e ke që me shekuj të tërë kemi hjekë prej serbit”, deklaroi Tasholli në Klan Kosova. Nesër me fillim nga ora 14:00 në Prishtinës do të mbahet protesta “Drejtësi, jo Politikë”.