Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tarifat ShBA-Kinë, Organizata Botërore e Tregtisë sheh ulje të ekonomive mes dy vendeve

NULL NULL
09.04.2025 20:00

Organizata Botërore e Tregtisë vlerësoi të mërkurën se tensionet tregtare SHBA-Kinë mund të ulin tregtinë e mallrave midis dy ekonomive deri në 80%.

“Kjo qasje mes dy ekonomive më të mëdha në botë, të cilat së bashku përbëjnë afërsisht 3% të tregtisë globale, mbart implikime më të gjera që mund të dëmtojnë rëndë perspektivën ekonomike globale”, thanë nga OBT.

Ndarja e ekonomisë globale në dy blloqe në këtë mënyrë mund të çojë në një reduktim afatgjatë të GDP-së reale globale me gati 7%, shtohet në deklaratë.

Kjo deklaratë nga OBT vjen pak para se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, të ngrisë edhe më shumë tarifat ndaj Kinës, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme