Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tarantino bëhet baba në moshën 57 vjeçare (VIDEO)

NULL NULL
23.02.2020 13:06

Regjisori i njohur amerikan, Quentin Tarantino, dhe gruaja e tij, Daniella Pick, janë bërë prindër për herë të parë.

Një përfaqësues i çifiti në një deklaratë për media tha se ata janë të lumtur t’i njoftojnë të tjerët se janë bërë prindër për herë të parë.

“Një djalë i vogël ka lindur më 22 shkurt të vitit 2020”, deklaroi përfaqësuesi.

Sipas The Jerusalem Post, djali i çiftit lindi në spitalin Ichilov në Tel Aviv të Izraelit. Ky është fëmija i parë për të Tarantinon, i cili është në moshën 56 vjeçare.

Emri i djalit të çiftit akoma nuk është bërë i ditur, transmeton Klan Kosova.

Tarantino u takua me këngëtaren izraelite në Tel Aviv teksa ishte duke promovuar filmin  e tij “Inglorious Basterds”.  Ata u martuan në një ceremoni të vogël në Los Angeles në 2018.

Tarantino njihet për regjinë e filmave të famshëm si “Once Upon a Time in Hollywood”, “Pulp Fiction”, “Kill Bill”, “Reservoir Dogs” dhe shumë të tjerë.

Më poshtë keni disa pjesë të filmave të tij:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.