Tani ju mund ta përjetoni qiellin NULL NULL 06.06.2015 18:14 06.06.2015 18:14 Doja të shihja nëse është e mundur të realizohet një ekspozitë me re qiellore, shprehet Berndnaut Smilde. Si një skulptor me ekspozita me përmbajtje nga më të ndryshmet, ai e konsideroi këtë ekspozitë si një ndryshim të përgjithshëm në mënyrën e të bërit art, transmeton Klan Kosova. Si artist, i cili u kushton një vëmendje të veçantë formave të ndryshme gjeometrike, ai u përkushtua në krijimin e një ekspozite në hapësira të brendshme por me përmbajtje artistike të formave natyrale ose thënë ndryshe procese që ndodhin në atmosferë. Ai arriti që ne hapësira të ndryshme të galerive të krijojë re qiellore nga përmasat e më të ndryshme. Për të krijuar një re me përmbajtje të ndryshme si ato të turbulencave ai thotë se duhet të merren parasysh hapësirat, temperatura e ajrit, mundësia e përhapjes së resë qiellore duke pasur parasysh edhe kthjellësinë e ajrit në mënyrë që të mos cenohet shikueshmëria. Ajo çka njerëzit prekin, është një efekt i krijuar në moment real dhe ata e përjetojnë atë, tregon ai. / klankosova.tv