Tani edhe ti mund të bëhesh babadimër i fëmijëve në nevojë (VIDEO) NULL NULL 14.11.2018 14:53 14.11.2018 14:53 Grupi i bamirësve për familjet në nevojë, në kuadër të fushatës #bëhuedhetibabadimër, e ka hapur një kampanjë, përmes së cilës po synohet që me dhurata nga “babadimri” të befasohen fëmijët në kushte të rënda ekonomike. Nëpërmjet këtij organizimi u mundësohet gjithsecilit prej të interesuarve që të bëhet “babadimër” i dikujt me shumë pak shpenzime. Në kuadër të kësaj nisme është punuar edhe një video e shkurtër, ku pasqyrohet ideja e tyre bukur pozitive. “Kjo video e hap fushatën #bëhuedehtibabadimër, për të cilën falënderojmë përzemërsisht realizatorët e saj: Granit Mamaj, Shkodran Hajdini dhe Mubarek Havolli”, thuhet në postimin e këtij grupi në faqen e tyre në Facebook. Bëhu edhe ti babadimër! Prej këtj momenti fushata e jonë për festat e fundvitit është e hapur.Ti, ti edhe ti….. edhe ai e ajo, edhe komplet ju shoqëri të vullnetit të mirë mund të jeni babadimri i dikujt me shumë pak shpenzime.Kjo video e hapë fushatën #bëhuedhetibabadimër , për të falenderojmë përzemërsisht realizatorët e saj;Granit Mamaj – KameramanShkodran V. Hajdini – Kameraman dhe Mubarek Havolli – MontazherKjo video është vetëm nisma e shumë aktiviteteve tona.Një falenderim i veçantë shkon për aktorët tanë të vegjël, Mal Sejdiu (Leka) dhe Nil Rama (Dielli).#bëhuedhetibabadimër#gëzonjëfëmijë Publiée par Për familjet në nevojë sur Mardi 13 novembre 2018