Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tallja sportive e fillimvitit vjen nga Manchester United

NULL NULL
06.01.2025 17:14

Viti 2025 në ‘Premier League’ takoi mes vete rivalët e përbetuar

Liverpool dhe Manchester United barazuan dje 2-2 në “Anfiled Road”, por me përfundimin e ndeshjes nuk mbaroi edhe beteja mes dy klubeve më të suksesshme angleze, njofton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së sotme, “Djajtë e Kuq” publikuan disa fotografi në profilet zyrtare të tyre në rrjetet sociale, ku Andrew Robertson i Liverpoolit, nuk e ndal dot Amad Diallon e United, as duke e kapur për fanelle.

Ky momentum u bë viral nga vetë skuadra e kuqe e qytetit të Manchesterit, që ironizuan me kundërshtarin e tyre.

“Të gjithë e duan fanellën tonë të tretë. Merre tëndën në dyqanin e klubit”, shkroi Man.Utd.

lajme të ngjashme