Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Talenti Karl, me mesazh të fortë para sfidës me Real Madridin

NULL NULL
07.04.2026 17:15
MUNICH, GERMANY - MARCH 18: Lennart Karl of FC Bayern Munich arrives at the stadium prior to the UEFA Champions League 2025/26 Round of 16 Second Leg match between FC Bayern München and Atalanta BC at Football Arena Munich on March 18, 2026 in Munich, Germany. (Photo by Sebastian Widmann - UEFA/UEFA via Getty Images)

Lennart Karl u shndërrua në protagonistin kryesor të fitores dramatike të Bayern Munich ndaj Freiburg, duke shënuar golin vendimtar në minutën e 94-t. Bavarezët arritën një përmbysje spektakolare nga 2-0 në 3-2, duke marrë tri pikë me shumë vlerë.

Sulmuesi 18-vjeçar nuk fshehu entuziazmin pas ndeshjes dhe dha një mesazh të qartë përpara përballjes së parë çerekfinale në Champions League kundër Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

“Për momentin, ndihemi vërtet të pamposhtur,” u shpreh Karl.

Deklarata e tij vjen si një paralajmërim për madrilenët, të cilët në të njëjtën ditë pësuan humbje 2-1 ndaj Mallorcës, duke pranuar gol në sekondat e fundit.

Karl theksoi se kjo fitore i jep shumë vetëbesim skuadrës:

“Kjo ndeshje na jep shumë besim. Folëm për këtë në dhomën e zhveshjes dhe është shumë e rëndësishme. Do të jetë një ndeshje ndryshe, me kërkesa të tjera nga ajo ndaj Freiburg, por fitore të tilla gjithmonë ndihmojnë, sidomos në këtë fazë të sezonit.”

Në fund, talenti gjerman shtoi se suksesi nuk vjen gjithmonë me rezultate të thella:

“Është e qartë që nuk mund të fitosh çdo ndeshje 3-0 apo 4-0. Duhet të dish të sjellësh edhe cilësi të tjera në fushë. Për ne është e rëndësishme të tregojmë organizim dhe karakter.”/Klankosova.tv

lajme të ngjashme