Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Talenti i Hertha Berlinit i thotë “PO” Kosovës

NULL NULL
14.06.2021 13:43
BREMEN, GERMANY - SEPTEMBER 03: Dion Ajvazi of Germany U16 pose during the team presentation on September 03, 2019 in Bremen, Germany. (Photo by Oliver Hardt/Getty Images for DFB )

Talenti i skuadrës gjermane, Hertha Berlin, Dion Ajvazi, i ka thënë “Po” Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

17 vjeçari aktualisht luan për ekipin U-17 të skuadres nga kryeqyteti gjerman.

Ai do të bashkohet me kategorinë U-19 të “dardanëve”.

Ajvazi u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Dion Ajvazi i thotë “PO” Kosovës
14 qershor, 2021 – Presidenti Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë të FFK-së Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.
17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës.
Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.
Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin.
Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese.
FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane.
lajme të ngjashme