Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Talenti i Bayern Munchen i thotë “Po” Kosovës

NULL NULL
26.05.2021 17:08

Një tjetër talent i madh i futbollit ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën.

Është fjala për Benjamin Dibranin, i cili luan për kategorinë e U-17 të Bayern Munchen.

Dibrani ka qëndruar sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga kryetari Agim Ademi.

Me këtë rast, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e “Dardanëve”, duke filluar nga ekipi kombëtar U-19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Kombëtaren A të Kosovës.

Me këtë rast kreu i FFK-së i ka dëshiruar atij mirëseardhje, duke e uruar për një karrierë sa më të suksesshme.

Ai e ka vlerësuar rolin e madh të Diasporës shqiptare edhe në aspektin e futbollit, ngase përfaqësimi i Kosovës nga talentet e tillë si Dibrani e vërtetojnë atdhedashurinë e përhershme të mërgimtarëve tanë dhe njëherësh e rrisin cilësinë në ekipet zinxhir të kombëtares sonë.

Ademi theksoi se Kosova gjithmonë do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë talentet e futbollit kudo që ata luajnë dhe që kanë dëshirë e vullnet për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tyre.

17-vjeçari është pjesë e Bayern Munchen që nga data 1korrik 2018.

Më herët ai ishte pjesë e SSV Jahn Regensburg.

lajme të ngjashme