Talentët e rinj gati për NBA! Drafti 2021 vjen ekskluzivisht në Art Motion NULL NULL 29.07.2021 19:28 29.07.2021 19:28 Pas transmetimeve maratonike të ndeshjeve nga NBA, ku në fund Milëaukee Bucks u shpallën kampion, tani është rradha e talentëve të rinjë që t’i gjejnë skuadrat e tyre të ardhshme në ligën më prestigjoze në botë. Eventi madhor, Drafti 2021 vjen drejtpërdrejt nga ora 02:00 e mëngjesit, ekskluzivisht në Art Sport 1. 02:00 NBA DRAFT 2021 ART SPORT 1 60 basketbollistë të rinjë dhe me prespektivë do të jenë sëbashku në “Barclays Center”, shtëpinë e Brooklyn Nets për t’i mësuar skuadrat e tyre të ardhshme. Talentët si Cade Cunningham, Evan Mobley, Jalen Green, Jalen Suggs e Scottie Barnes do synojnë të draftohen nga skuadrat si Detorit Pistons, Houston Rockets, Cleveland Cavaliers, Toronto Raptors e Orlando Magic për t’i treguar aftësitë e tyre mes lojtarëve më të mirë të botës. Poashtu, gjatë mëngjesit të së premtes, do të ketë hapësira edhe për transferime e shkëmbimeve mes skuadrave, gjë që do ta bëj edhe më interesante eventin e përvitshëm që nxjerrë basketbollistët e së ardhmes. Të premtën, ora 02:00 e mëngjesit, drejtpërdrejt në Art Sport 1, NBA Draft 2021.