Takimet për Presidentin, Canaj: Duhet të ftohen të gjitha partitë bashkë, jo një nga një (VIDEO) NULL NULL 06.04.2026 23:31 06.04.2026 23:31 Analisti politik, Blerim Canaj sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Për takimet që kanë të bëjnë me këtë, ai tha se duhet të ftohen të gjitha partitë bashkë, jo një nga një . “Kur flitet për një president konsensual, mendoj që duhet të ftohen të gjitha partitë së bashku, e jo një nga një, për shkak se kur ftohen një nga një, i bie që është pjesë e lojës dhe meqë partitë opozitare janë futur në lojën e tij dhe si duket nuk kanë tjetër zgjidhje, atëherë po duhet edhe këta të shkojnë dhe ta formalizojnë”, tha ai. Canaj gjithashtu u shpreh se kryeministri Albin Kurti duket se nuk është i sigurt në votat e tij. “Në anën tjetër po duket që edhe Kurti nuk është i sigurt për votat e tij, të partisë së tij, për shkak se po të ishte ndryshe, me siguri që nuk do të kërkonte domosdoshmërisht ato 85 votat në Parlament”, tha ai./Klankosova.tv