Takim me Kurtin gjatë kësaj jave, Limaj flet pas dështimit të seancës së 47-të NULL NULL 15.07.2025 11:35 15.07.2025 11:35 Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai pas dështimit të seancës së 47-të me radhë tha se në takim do të bisedohet rreth zgjidhjes për të dalë nga kriza, njofton Klankosova.tv “Kur ta caktojmë, duhet të bisedohet për me dalë prej kësaj situate. Gjëja e parë është komunikimi, si të dilet nga kriza”. “Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri tek një moment i zgjidhjes së kësaj situate”. Edhe kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se do të ketë takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, pasi siç u shpreh, të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim. “Ende nuk kemi diçka konkrete”. tha ajo para seancës së sotme, transmeton Klankosova.tv