Takim i pazakontë mes postierit dhe ariut (VIDEO) NULL NULL 25.01.2022 10:50 25.01.2022 10:50 Çdo profesion i ka sfidat e veta dhe nganjëherë ato janë të rrezikshme edhe për jetën. Një sfidë e tillë i është paraqitur djaloshit të dorëzimit të mallrave të kompanisë Amazon kur në vend se të takohej me pronarin e shtëpisë, atij “mikpritje” i shprehu një ari endacak. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Upland në Kaliforni të SHBA-ve dhe gjithçka është incizuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë dhe videoja është postuar në llogarinë zyrtare në YouTube të kamerës Ring dhe është bërë virale. Pronari i shtëpisë, i identifikuar si Josh, dëgjohet duke paralajmëruar shoferin se sensori i lëvizjes së kamerës kishte alarmuar familjen për shkak të një ariu që endej nëpër oborrin e shtëpisë. Ariu del në pamje të kamerës dhe shoferi, ndërsa ecën në majë të gardhit pranë portës. Shoferi i ngre krahët në ajër për t’u dukur më i madh përballë ariut dhe kjo manovër del të jetë e suksesshme sepse ariu largohet dhe si rrjedhojë shoferi e përfundon dorëzimin pa ndonjë problem. Ariu i zi amerikan është kafshë e egër e përhapur nëpër pyjet e Kalifornisë të cilët në kërkim të ushqimit nuk hezitojnë të vizitojnë periferitë e qyteteve dhe janë të shpeshta takimet e këtij lloji, transmeton Klankosova.tv.