Tahiri: Vuçiqi më lehtë jep dorëheqje sesa ta ekstradojë Radoiçiqin (VIDEO) NULL NULL 19.10.2023 23:37 19.10.2023 23:37 Gazetari Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, është shprehur se presidenti serb, Aleksandar Vuqiq, mundet me dhënë dorëheqje, por jo ta ekstradojë Milan Radoiçiqin të cilin thotë se e ka si partnerin më të rëndësishëm ekskluzivisht në këto 5 vitet e fundi. I pyetur se a mundet fuqia e Radoiçiqit ta rrëzojë Vuçiqin, ai tha se “është e pamohueshme fuqia e tij politike dhe ekonomike”, transmeton Klankosova.tv. “Shteti i Serbisë i ka dhënë të gjitha veglat Milan Radoiçiqit dhe disa njerëzve të tij të tjerë që të bëhen super të pasur”. “Kjo vila që i është konfiskuar në liqenin e Ujmanit nuk krahasohet me vilën e tij në të cilën ai jeton në Dedinje të Beogradit, që është lagjja më elitare e kryeqytetit të Serbisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025