Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri viziton familjen e komandantit të vrarë të FNSH-së

NULL NULL
04.10.2015 20:24

Pasditen e së dielës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kreu një vizitë ngushëllimi në familjen e komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër të rënë në krye të detyrës, Simon Gjeta, njofton Top Channel.

Ministri Tahiri nuk ka folur përpara mediave pas vizitës së zhvilluar në familjen Gjeta. Ndërkaq mësohet se komandantit të FNSH-së, Simon Gjeta i është akorduar titulli “Dëshmor i Atdheut” dhe mesditën e së hënës pritet të zhvillohet ceremonia mortore, për të përcjellë Gjetën në banesën e fundit, në varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

Komandanti Gjeta humbi jetën në tentativë për arrestimin e Ruzhdi Arishtës gjatë ditës së shtunë. Autori i vrasjes së komandantit nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, ndërsa në aksionin e policisë që zgjati rreth 12 për kapjen e tij, Ruzhdi Arishta u vra gjatë mëngjesit të së dielës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.