Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikthehet fuqishëm në zgjedhje (VIDEO)

NULL NULL
29.04.2026 00:40

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se kjo ka shpëtuar demokracinë në Kosovë.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqpërdorimin e foltores dhe për përpjekjen për të hedhur fajin mbi opozitën, duke shtuar se nuk u fol për përgjegjësinë që partia e parë ka ndaj popullit.

Ai theksoi se në zgjedhjet e ardhshme, AAK-ja do të rikthehet fuqishëm.

“Me të vërtetë secilin qytetarë të Kosovës po e mban në ethe. Edhe ne seancën e fundit, kryeministri i Kosovës, e keqpërdori foltoren duke e goditur skajshmërisht opozitën, duke u mundu me hudh fajin tek subjektet opozitare”.

“Nuk u fol për përgjegjësinë që populli i Kosovës ia ka dhënë partisë së parë. Është për keqardhje, është për dhimbje. Ajo që dua ta adresojë sot është se, “sot shpëtoi demokracia në Kosovë”. Pra sot, fitoi Kosova. Sot nuk iu nënshtruam diktatit të numrave. Pa dyshim që ky është një moment bukur sfidues, vendi po shkon në zgjedhje, themi se ky do të jetë momenti i rikthimit të madh të AAK-së”, tha Tahiri.

lajme të ngjashme