Tahiri: S’guxojmë të eksperimentojmë me veriun, policët atje shkuan pa asnjë mbështetje (VIDEO) NULL NULL 29.04.2023 00:02 29.04.2023 00:02 Besnik Tahiri Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se integrimi i veriut të Kosovës nuk bëhet me asnjë taktikë, por u shpreh se duhet të ketë agjendë shtetërore. “Integrimi i veriut të Kosovës nuk bëhet me asnjë taktikë, ne këtu duhet të kemi një agjendë shtetërore, është një problem 20-vjeçar, qasja e deritanishme ka qenë eksperimentale. Është taktikë politike, e kujtdo që e shtynë përpara, për shkak se kështu nuk bëhet politika shtetërore”, tha ai. Ai foli edhe për zgjedhjet atje dhe u shpreh se nuk duhet bërë eksperimente, përcjell Klankosova.tv. “Politika shtetërore nuk bëhet duke bërë kontenierë, kanë votuar 1-2 përqind të njerëzve, shpallshin fitore. Ai proces është pranuar për shkak se dy vota janë legjitime, mirëpo aty dihet kush jeton, dihet qasja, nuk guxojnë ne të bëjmë eksperimente”, u shpreh ai. Tutje, Tahiri është shprehur se policët në Veri janë dërguar, siç u shpreh ai, pa kurrfarë mbështetje. “Vendimet që kanë ndodhur në raport me procesin e integrimit, janë të gabueshme, unë e kuptoj që Lista Serbe është në pullë të Vuçiqit, mirëpo si kryeministër, si qeveri që ka përgjegjësi për vendin, sidomos çështjes së sigurisë duhet t’i trajtojë në formën më serioze”. “Ju e dini që kanë dërguar policë të Kosovës pa kurrfarë mbështetje, realisht ata kanë qenë me ditë të tëra pa kurrfarë mbështetje logjistike”, u shpreh tutje ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025