Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Rënia e Orbanit, lajm i mirë për Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
16.04.2026 22:06

Gazetari Besnik Tahiri e konsideron lajm të mirë për Kosovën rënien e Viktor Orbanit në Hungari.

Sidoqoftë, Tahiri mendon se aleanca midis Serbisë dhe Hungarisë do të vijojë.

“Në fakt rënia e Orbanit ka qenë lajmi më i mirë sa i përket aleancave që potencialisht mund t’i vendosë Kosova në të ardhmen, kjo për faktin se nuk bie aleanca Serbi-Hungari, mirëpo ka rënë aleanca Orban-Vuçiq. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Tahiri në Rubikon të Klan Kosovës.

“[Aleanca mes tyre nuk bie] për shkak se janë shtete bilaterale që kanë raporte shumë të forta, që i tejkalojnë këto emra, mirëpo aleanca Vuçiq-Orban, sidomos në pesë vjetët e fundit, ka qenë jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën”.

“Për shembull, e kujtojnë tetor të 2023-tës, vetëm një muaj pas aktit të agresionit në Banjskë, Orbani shkon në një samit në Granada të Spanjës, dhe e pyet Reutersi dhe agjencitë e mëdha të lajmeve: A jeni gati me i vendosë Serbisë sanksione për shkak të aktit në Banjskë?”

“Ai kthehet dhe i thotë gazetares: Ti qenke palaço, ti po bën hajgare. Ne nuk i vendosim kurrë sanksione Serbisë”.

lajme të ngjashme