Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Radoiçiqi e paska vendosur pagën minimale në Kosovë, duam që sot këtë ta diskutojmë në Kuvend

NULL NULL
10.10.2024 10:49
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri ka thënë se sot në seancën e radhës në Kuvend, do të kërkohet shtyrja e votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të diskutuar rreth ndodhive të fundit.

Tahiri shprehet se deputetët duhet të diskutojnë se si terroristi, Milan Radoiçiq, ka vendosur për pagën minimale të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Kryeterroristi Radoiçiq bashkë me qeverinë kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Jo vetëm kaq, nga kjo ata përjashtuan veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend. Zëvendësministri i Drejtësisë, paska qenë edhe më Mimozën edhe me Radoiçiqin. Ky Kuvend është i kriminalizur, vendimmarrje ka marr kryeterroristi Radoiçiqi”, tha Tahiri.

“Si mund të vazhdojë kjo legjislaturë kur kemi aq thellë të involvuar terroristë. Ne sot e kemi vazhdimin e seancës por do të kërkojmë vazhdimin e kësaj çështje, që të gjithë deputetët të flasin lidhur me këtë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.